Presidenti çek, Milos Zeman, ka dekretuar liderin e një aleance të qendrës së djathtë, Petr Fiala, si kryeministër.
E pazakonta në këtë ceremoni kishte të bënte me faktin se presidenti qëndronte në një “kuti” xhami, pasi rezultoi se ishte i infektuar me koronavirus.
77-vjeçari ishte i ulur në një karrige me rrota dhe i shoqëruar nga një mjek i veshur tërësisht me pajisje mbrojtëse, pasi u sëmur me Covid gjatë një qëndrimi prej gjashtë javësh në reanimacion.





