Erërat e fuqishme dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në Stamboll.

Mediat lokale raportojnë se mjaft biznese dhe shtëpi private kanë pësuar dëmtime për shkak të erës së fortë, e cila ka shkulur struktura të ndryshme metalike duke i hedhur dhjetëra metra më tej.

Deri më tani raportohet për disa të lënduar prej shkëputjes së tendave dhe strukturave të ngjashme.