Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku mjeti ka përplasur një vajzë të re.
Në vendin e quajtur “Ura e Beshirit”, mjeti me drejtues shtetasin D. K., ka aksidentuar shtetasen këmbësore E. K., 21 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë errësira në rrugë dhe lagështira.





