Gjykata e Apelit në Athinë ka bërë një lehtësim sa i përket masës së dënimit me burg që është dhënë për 12 gardianët e burgut që torturuan shqiptarin Ilia Kareli derisa ky i fundit ndërroi jetë.

Dënimet nga 5 deri në 7 vjet u ulën në 3, 4 dhe 5 vjet burgim, në varësi të shkallës së pjesëmarrjes së secilit në krim.

Gjykata pezulloi ekzekutimin e dënimeve për tre vjet (për të dënuarit me 4 dhe 5 vjet me kusht që të monitorohen nga një punonjës social).

Sipas Gjykatës së Shkallës së Parë, vdekja e Karelit nuk kishte ardhur si pasojë e torturave, por iu atribua një ataku kardiak.