Një pjesë e dërrasave dekoruese në shëtitoren “Taulantia” në Durrës, janë dëmtuar nga dallgët e fuqishme.

Siç duket edhe në videon që ka siguruar nga “DurrësLajm”, dërrasat janë thyer dhe janë mbuluar nga leshteriku.

Ndërkohë bizneset pranë shëtitores kanë nisur të pastrojnë vetë mbetjet që ndodhen para aktivitetit të tyre.

Kujtojmë se dëmtimi i dërrasave pranë bregdetit në pjesën më tërheqëse të qytetit është diçka që ndodh herë pas here.