Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi, ka paralajmëruar në emisionin “Triling”, që do të transmetohet sonte, ngrirje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë nga ana e Qeverisë.

”Së shpejti do të ngrijmë çmimet e shitjes së produkteve ushqimore bazë, në radhë të parë – miellit, sheqerit, orizit, vajit, ndoshta edhe mishit”, ka zbuluar ministri në emision.

Ai në emision flet edhe për informacionet se lideri i BDI-së – Ali Ahmeti nuk e përjashton mbështetjen për zgjedhje të parakohshme parlamentare.