Hyrjet e reja në “Big Brother VIP” duket se nuk kanë në plan të përfundojnë. Mbrëmjen e sotme, një tjetër banore do t’iu bashkohet personazheve të “Big Brother VIP”.
Mësohet se këngëtarja Big Mama do të jetë banorja më e re në shtëpinë më të komentuar të momentit, ku janë ndarë grupet si dhe janë krijuar çiftet e para.
Big Mama njihet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë, humorin dhe energjinë që e karakterizon në çdo dalje televizive. Kemi përshtypjen se do të kemi një Beniada të dytë, thjesht pak më ekspresive, por siç thuhet në të tilla raste, mbetet për t’u parë.
Ndërkohë që sot një banor do të lërë shtëpinë e Big Brother, mes 5 prej tyre që janë në nominim. Personat që rrezikojnë largimin janë: Monika, Meridiani, Beniada, Antonela dhe Valoni.