Akuzave të Sali Berishës që ai është pjesë e një organizate kriminale, Lulzim Basha nuk ka vonuar që ti përgjigjet.
Ai thotë se trillimet dhe shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Berishës, dhe sipas tij në këtë histori ka vetëm një dosje të hapur, dhe ajo është non grata e SHBA për ish-kryeministrin.
“Trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës. Ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja NON GRATA nga SHBA. Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale. Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal”, shkruan Basha në postimin e tij.
Çfarë deklaroi më herët Berisha:
Por do të ndalemi për një moment, ish ministri ynë i brendshëm deklaroi një ditë në parlament se ditën e shtunë do vijnë me një seri Toyotash dhe do i presë Taulant Balla, deklaratë e cila në pamje të parë të dukej si fantazi.
E pyes i them zotëri, si e bëre këtë deklaratë. Thoshte e sigurt që vijnë. Si mund të dekonspirosh se futesh në vorbullin e kësaj organizate kriminale. Kjo do të thotë paralajmërim i atyre që të mos flinin për tu pritur dhe dështim i operacionit. Jo tha se i ndjekin me GPS. Doli fjalë për fjalë por ata që duhet ti prisnin nuk dolën, ikën. Hapet dosja, merret në pyetje peng kryetari, për të gjithë atë aferë dënohet një njeri. Kjo do të thotë që Rama ia mbylli dosjen kryetarit. Mirëpo i kishte rrënjët në Belgjikë.
Prokuroria e Belgjikës kishte nisur hetimet. Pra nëse i Rama i mbylli pengut dosjen e Tiranës, atë nuk e mbyllte dot. Dua ti kërkoj dhe njëherë në emër tuaj, jep dorëheqjen dhe mos u fshih pas dosjeve të tua. Edi Rama të ka mbajtur peng me dosjen në Shqipëri por me atë në Belgjikë rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale.





