Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan në Facebook se vendi ka mbetur në vendnumëro me Edi Ramën.

Basha shton se Partia Demokratike do të sjellë ndryshim dhe shpresë për Shqipërinë.

“Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Edi Ramën. Ne do të sjellim ndryshim dhe shpresë për Shqipërinë. #SHQIPERIAFITON”, shkruan krahas videos.

Ditën e sotme kryedemokrati ka prezantuar edhe programin për mirëqenin sociale, ku në fokus do të ketë 5 pika kryesore. Sipas tij personat me aftësi të kufizuara do të bëhen pjesë e qeverisë, do të ritën pensionet me 5% si dhe do të dyfishohen asistencat sociale.