Është kthyer përsëri situata problematike me mbetjet urbane në Durrës.

Kazanë të papastruar dhe të tejmbushur shiheshin sot në çdo lagje të qytetit.

Në shumë raste, mbeturinat derdhen edhe në trotuar, siç duket qartë nga video e mëposhtme që operatori i “DurrësLajm” e ka xhiruar në pika të ndryshme vendgrumbullimi mbeturinash urbane.

Qyteti është tejmbushur këtë fundjavë me mbetje që nga lagjja nr.1 deri në zonën e ish-kënetës.

Mbyllja e dyerve nga landfilli i Sharrës përmbyt sërish me plehra Durrësin.

Situata të ngjashme përsëriten e ripërsëriten prej rreth 1.5 vitesh.