Moti i keq dhe deti i trazuar me dallgë të mëdha shkaktuan dëme të shumta në shëtitoren “Taulantia”.

Dëmtimeve nuk i ka shpëtuar as mozaiku “Durrës”, tek Sfinksi.

Shumë nga gurët dekorativë janë shkëputur dhe janë flakur tutje nga forca e detit, ndërkohë që nuk mungojnë rastet kur edhe pllaka të mëdha janë shkëputur nga vendi.

Mozaiku ka pësuar dëmtime përgjatë gjithë gjatësisë së tij dhe ndërhyrja riparuese do të jetë e domosdoshme.

Mozaiku “Durrës” duket nga lart dhe është një nga fotot ikonë të viteve të fundit për qytetin bregdetar.