Ditë e ndërlikuar për ata që kanë vendosur të udhëtojnë me tren në Itali.

Që në orët e para të mëngjesit, qarkullimi për trenat me shpejtësi të lartë që shkojnë në veri dhe jug dhe për trenat rajonalë që vijnë dhe nisen nga Firence është ngadalësuar ndjeshëm.

Në disa raste, vonesat ishin afër katër orë. Shkak për këto vonesa sipas tgcom është zhvillimi i softuerit të ri, sistemi Açm (Aparat qendror i kompjuterizuar me shumë stacione) i aktivizuar pak ditë më parë në kryeqytetin toskan.

Në një deklaratë, Hekurudhat Shtetërore, shpjeguan se kishte difekte teknike në disa linja, ndërkohë që qindra qytetarë raportojnë për vonesa disa orëshe.

Me kalimin e orëve u lëshua një tjetër deklaratë ku thuhej se “ndërhyrja e teknikëve është ende në vazhdim” dhe të paktën 10 trena nuk janë nisur në udhëtim, ndërkohë që dhjetra të tjerë kanë ndryshuar oraret e tyre.