Një grua 42-vjeçe mëngjesin e sotëm ka tentuar vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:50 në një pallat në autostradën Tiranë – Durrës.

Gruaja është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

“Në vendin e quajtur “Ardeno”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, shtetasja D. P., 42 vjeçe”, njofton policia e Tiranës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.