Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku 23-vjeçari me inicialet E.B ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar në kanal.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona: M. S., rreth 48 vjeçe, R. S., 52 vjeçe dhe K. S., 21 vjeç, banues në Elbasan.
Të lënduarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Plotë:
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 05.12.2021, rreth orës 15:10, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, shtetasi E. B., rreth 23 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, janë dëmtuar pasagjerët në mjet, shtetaset M. S., rreth 48 vjeçe, R. S., 52 vjeçe dhe K. S., 21 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në Spitalin e Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





