Gjatë “Foltore” që po zhvillon me shqiptarët që jetojnë në SHBA, ish-kryeministri Sali Berisha i dërgoi një mesazh ambasadores së SHBA në Shqipëri Yuri Kim.

Berisha tha se për të dy momente janë të papranueshme nga sjellja e ambasadores duke veçuar njohjen e zgjedhjeve dhe censura që kërkon sipas tij t’i vendosë “Foltores”.

“Dy fjalë për zonjën ambasadore që shpesh i lejon vetes të bëjë sekretaren ideologjike të PS,. Dy momente për mua janë të papranueshme, përgëzimi që i bëri zgjedhjeve dhe së dyti thirrja që u bën gazetarëve për të vendosur censurë ndaj Foltores dhe Sali Berishës. Për mua përbën shkelje të Kushtetutës amerikane që garanton më mirë se të gjithë lirinë e shprehjes dhe fjalës”,- tha Berisha.