Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi ka përplasur kokën gjatë rrëzimit nga shkallët pas një konflikti. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.
41-vjeçari me iniciale A.Q.,u konfliktua me një person tjetër, që për policinë është ende i paidentifikuar, dhe u rrëzua nga shkallët e lokalit duke dëmtuar kokën.
Ai u dërgua në Spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.





