Policia e Elbasanit ka vënë në pranga autorin e plagosjes së 41-vjeçarit, Adrian Qosja në ambientet e një lokali.

Mësohet se është arrestuar 24-vjeçari, Bernardo Kasriu, i cili rrëzoi nga shkallët Qosen mbrëmjen e sotme.

“Ky shtetas për motive të dobëta, gjatë një konflikti fizik të çastit, rrëzoi nga shkallët shtetasin A.Q., duke i shkaktuar plagë të rënda, i cili ndodhet në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arrestimi i të riut u bë pas kontrolleve intensive, krehjes së zonës dhe marrjes së informacioneve në rrugë operative.