Reshjet intesive të shiut kanë rikthyer problematikën e përhershme në qytetin e Durrësit.
Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga “DurrësLajm”, niveli i ujit në rrugët kryesore të qytetit është rritur në disa centimetra duke vështirësuar kështu qarkullimin e automjeteve dhe të këmbësorëve.
Sa herë që në Durrës regjistrohen reshje shiu, përmbyetjet janë të paevitueshme dhe shkak për këtë është gjendja e keqe e kanalizimeve.





