Një boksier 35-vjeçar është qëlluar për vdekje teksa po hynte në një palestër.
Ngjarja ndodhi pak para orës gjashtë të pasdites në rrugën Ekavis në Galatsi.
‘Dëgjova 5 të shtëna’, tha një dëshmitar okular. Boksieri u sulmua nga dy persona të panjohur që lëviznin me motoçikletë.
Mediat greke bëjnë me dije se u ekzekutua me të paktën 4 plumba dhe ndërroi jetë në vendngjarje, raporton noa.al.
Nga të dhënat e fundit bëhet me dije se viktima e vrasjes gjakftohtë ka lidhje me një person të vrarë muaj më parë në Metamorfozis që është nipi i tij. Hetimet e policisë janë përqendruar në larje hesapesh.





