Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga punimet për aeroportin e Kukësit.
Rama e ka shoqëruar videon edhe me vallen e famshme të Kukësit, ndërsa përshëndet djemtë kuksianë që kanë emigruar jashtë.
“Mirëmëngjes dhe me buzëqeshjen që më ngjallin sa herë shoh ecurinë e punës me aeroportin, çunat kuksianë me dy gishta të Londrës, që ma kanë bërë copë “librin e shpis” kur postoja projektin 3D, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkruan Rama.





