Ka ndërruar jetë një prej dy shqiptarëve të cilët ranë nga çatia e një kasolle në San Donnino ku kishin tentuar të kryenin një vjedhje në një magazinë të materialeve të lëkurës në Itali.
35-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra në kokë si pasojë e rënies nga lartësia 6 metra.
I plagosuri tjetër ndodhet gjithashtu në spitalin Careggi, por jashtë rrezikut për jetën. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale e cila rezultoi me sukses.
Shqiptarët u transportuan me urgjencë në spital pas aksidentit të grabitjes, ndërkohë që policia mundi t’i gjente përmes analizave të AND-së.
Mister mbetet person i cili ka bërë transportimin e shqiptarëve në spital, ndërkohë që po vijon puna për identifikimin e tij.





