Gjatë një operacion antidrogë në Muglas, është sekuestruar një sasi prej 1.5 ton drogë që ishte dërguar nga Shqipëria në Turqi.
Mediat turke kanë konfirmuar se droga ka ardhur në rrugë detare edhe ishte fshehur në një zonë pyjore deri në mometin që do të niste transporti i saj fillestar.
Deri më tani janë arrestuar 3 persona të dyshuar dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 pistoleta. Fotot e personave të arrestuar janë publikuar në media po ditën e sotme të cilët shihen të shtrirë në tokë nga policia dhe të arrestuar gjithashtu.
Mësohet se autoritetet vendase kishin dijeni se një sasi e madhe droge do të vinte nga Shqipëria në Turqi nëpërmjet detit.









