Milani rikthehet në krye të Serie A. Kuqezinjtë e Piolit fituan 4-0 ndaj Krotones. Zllatan Ibrahimoviç dhe Ante Rebiç realizuan nga dy herë në suksesin e 15-të sezonal.
Goli i parë në “San Siro” erdhi në minutën e 30-të. Kombinime të bukura mes Ibrahimoviç dhe Leaos dhe finalizim i bomberit suedez.
39-vjeçari dyfishoi në minutën e 64-t. Theo Hernandez e gjeti bukur në zonë dhe gjiganti nordik nuk fali. 12 gola sezonalë në Serie A dhe 501 gola me klube në karrierë.
Minuta “zjarri” për kuqezinjtë, që shënuan edhe dy herë të tjera në gjashtë minutat e ardhshme.
Dy asiste të Çalhanoglu dhe dy gola të Ante Rebiç. Përfundimisht 4-0 dhe vendi i parë me 47 pikë për “Djallin”.





