Një drejtues mjeti në Tiranë është gjobitur me 100 mijë lekë të vjetra dhe i është hequr patenta për 6 muaj, për shkak se udhëtonte me fëmijën e mitur në prehër.

Bëhet me dije se shtetasi Tahir J. duke drejtuar mjetin e tij tip Citroën është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore në rrugën “Llazi Miho” në Kombinat.

Efektivët kanë konstatuar se ai mbante në prehër fëmijën, pa pajisje fiksuese, ndërsa vetë kishte vënë rripin e sigurimit.