Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po mban në këto momente në selinë blu një takim me drejtuesit politikë të qarqeve.

Pjesë e mbledhjes janë edhe anëtarët e sekretariatit të PD-së. Të njëjtat burime thanë se në fokus të takimit janë çështje që lidhen me zgjedhjet e 25 prillit.

Takimi vjen pas përcaktimit të të gjithë drejtuesve politikë në qarqe.