Mësohen detaje të reja rreth vrasjes së gruas shqiptare në Greqi. Festimi, 40-vjeç me origjinë nga Elbasani, që mbyti gruan me duart e tij mëngjesin e së dielës së shkuar, është shfaqur i penduar përpara gjykatës në Greqi.
Autori u shpreh se ishte penduar për veprimin e tij dhe pretendoi se ka humbur kontrollin kur 36-vjeçarja Elona është përballur me të dhe sipas tij e ka sharë duke i thënë se do të merrte fëmijët dhe do të largohej.
“Nuk duroj që një grua të më shajë”, mësohet se ka thënë autori.
“Isha i inatosur kur ajo më ofendoi, e kapa prej fyti dhe e mbyta. U turbullova dhe e mbyta kur më shau nënën time” mësohet se ka thënë gjithashtu ai.
Mëngjesin e asaj dite shqiptari publikoi një foto me Elonën të përqafuar ku kërkonte të konfirmonte dashurinë e tij.
Ngjarja tragjike ndodhi në dhomën ngjitur ku fëmijët 8 dhe 11 vjeç të çiftit po flinin gjumë.





