Siç ishte parashikuar ditët e fundit, dëbora e parë ka mbërritur në veri të Italisë.
Lombardia, Piemonte, Valle d’Aosta, Liguria dhe Trentino Alto Adige janë mbuluar nga dëbora.
Në Milano, deri rreth orës 9:30 të kësaj të mërkure, flokët e dëborës kanë qenë të përziera me reshje shiu, por aktualisht dëbora ka mbuluar të gjithë qytetin, ndërsa pritet të arrijë në nivelin e 5 cm.
Problemet më të mëdha konstatohen veçanërisht në zonën kodrinore dhe malore të Oltrepos, por edhe në pjesën tjetër të territorit.
Në Carbonara al Ticino, pak kilometra larg kryeqytetit, një makinë me drejtues një 23-vjeçar doli nga rruga dhe u përmbys. Makina të tjera kanë dalë nga rruga për shkak të ngrirjes së sipërfaqes.





