Një banesë në kryeqytet është përfshirë nga zjarri paraditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10, në një kompleks pallatesh.
Si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A. K., ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





