Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Filipine, ku një gazetar i njohur është ekzekutuar brenda dyqani të tij ku po shihte TV.
Sipas Aljazeera, Jesus Malabanan është viktima e radhës e dhunës së vazhdueshme që ka shpërthyer kundër njerëzve që punojnë në media në Filipine.
Raportet e policisë janë të ndryshme mbi ngjarjen, pasi më vonë u tha se ai u vra brenda shtëpisë së tij.
Malabanan është gazetari i 22-të që vritet që kur presidenti Rodrigo Duterte mori detyrën në mesin e vitit 2016.
Malabanan u dërgua me urgjencë në një spital privat, por u shpall i vdekur nga mjekët që thanë se nuk kishin çfarë të bënin më për të. Gazetari ishte qëlluar me plumb në kokë.






