Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, 13 vjeçare.

Bëhet me dije se është proceduar penalisht edhe nëna e të miturës, e cila pasi ka mësuar për ngjarjen ka dhunuar të miturën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi dyshohet se para një muaji, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe.

Gjithashtu u procedua penalisht nëna e 13-vjeçares, shtetasja R. S., 42 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.