Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Laçit.

Paraprakisht dyshohet se në vendin e quajtur Sanxhan, një shtetas rreth 55 vjeç, i cili po udhëtonte me mjetin e tij është ekzekutuar me armë zjarri.

Ende nuk dihet identiteti i personit apo shkaqet që kanë çuar në një ngjarje të tillë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur motivet.