Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Ravanusa në Itali, ku është regjistruar një shpërthim i fuqishëm i cili shkatërroi tre ndërtesa dhe dëmtoi katër të tjera.
Si pasojë, një person ka vdekur dhe 8 të tjerë janë zhdukur, ndërsa dy gra u nxorën të gjalla nga rrënojat e shtëpisë së tyre.
Shpërthimi, i cili është ndjerë edhe në vendet fqinje, dyshohet se është shkaktuar nga një rrjedhje e madhe gazi nga tubacioni.
“Gazi është grumbulluar nën tokë ose në një mjedis të mbyllur. Aktivizimi i ashensorit mund të ketë shkaktuar shpërthimin,”-tha komandanti i brigadës së zjarrfikësve Agrigento, Giuseppe Merendino.
“Në ditët në vijim do të bëjmë hetime më të detajuara, por është e sigurt që një shpërthim i tillë është një ngjarje e jashtëzakonshme,”-shtoi ai.
Sipas mediave italiane, shkaqet e këputjes së tubit mund të jetë moti i keq ose rrëshqitja e dheut.
Në godinën katërkatëshe të shkatërruar nga shpërthimi ndodheshin 9 anëtarë të së njëjtës familje, ku një u gjet i vdekur, dy u shpëtuan.
Familjarët e tjerë rezultojnë të zhdukur, mes tyre edhe një infermiere shtatzëne dhe bashkëshorti i saj.
Ashtu siç shihet edhe në foto zona e shpërthimit duket si një skenar lufte: rrënoja, xhama të thyer, mbeturina dhe flakë.

Rescue efforts after building collapses in Sicily, Italy

Esplosione a Ravanusa in cui sarebbero coinvolti più edifici in via Galileo Galilei, 11 dicembre 2021. ANSA/WEB + ATTENZIONE LA FOTO NON PUO’ ESSERE PUBBLICATA O RIPRODOTTA SENZA L’AUTORIZZAZIONE DELLA FONTE DI ORIGINE CUI SI RINVIA + 
Una bombola di gas è esplosa in una palazzina di via Galileo Galilei a Ravanusa (Agrigento) e lo stabile di 4 piani sarebbe crollato. Ci sarebbero persone sotto le macerie. I vigili del fuoco di Canicattì, Agrigento e Licata stanno domando le fiamme che si sono sviluppate, 11 dicembre 2021. ANSA/RUGGERO FARKAS 
Esplosione a Ravanusa in cui sarebbero coinvolti più edifici in via Galileo Galilei, 11 dicembre 2021. ANSA/WEB + ATTENZIONE LA FOTO NON PUO’ ESSERE PUBBLICATA O RIPRODOTTA SENZA L’AUTORIZZAZIONE DELLA FONTE DI ORIGINE CUI SI RINVIA +





