Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal të përfshirë në fushën e vjedhjeve të bizneseve në zonën e autostradës.  

Mësohet se në pranga kanë përfunduar shtetasit shtetasit Elton Tafa (Beu); Egzon Mhilli (Murati) dhe Ilir (Mikel) Boja, si dhe janë shpallur në kërkim 3 bashkëpunëtorët e tyre.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vidhnin kasaforta në biznese të ndryshme në zonën e autostradës Tiranë-Durrës.

Efektivët mundën në sekuestronin sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, mjete të cilat autorët i përdornin për kryerjen e vjedhjeve dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 7 rasteve të vjedhjeve dhe tentativa vjedhjesh të kasafortave në biznese.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Autostrada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Goditet një grup i strukturuar kriminal, anëtarët e të cilit vidhnin kasaforta në biznese të ndryshme në zonën e autostradës.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë, si dhe sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, mjete të cilat autorët i përdornin për kryerjen e vjedhjeve dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Zbardhen dhe dokumentohen 7 raste të vjedhjeve të kasafortave në biznese, të cilat dyshohen se janë kryer nga këta shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Autostrada”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit:

– I. (M). B., 47 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”; E. T. (39 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe E. M. (M)., 27 vjeç.

Këta 3 shtetas, janë arrestuar në kushtet e flagrancës gjatë kohës që ishin duke kryer një vjedhje në një subjekt tregtar në autostradë.

Në vijim të veprimeve, u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, shtetasit K. A. (M)., 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”; A. K., 29 vjeç; F. D. (P.) 25 vjeç, si dhe u proceduan penalisht për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, shtetasi Z. T., 58 vjeç dhe shtetasja L. Sh., 38 vjeçe.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 7 rasteve të vjedhjeve dhe tentativa vjedhjesh të kasafortave në biznese.