Klubi i Lacios duket se është dorëzuar sa i përket të ardhmes së Thomas Strakoshës.

Portieri shqiptar është në fundin e kontratës së tij me lacialët dhe për sa kohë nuk ka një akord për rinovimin, është e qartë se po bëhet gati të largohet në verë nga klubi kryeqytetas.

Fakti që Strakosha e ka humbur postin e titullarit te Lacio, po shtyn portierin drejt largimit, me sirenat nga kampionati anglez që bëhen gjithnjë e më të forta.

Sipas “Il Messaggero”, Strakosha ka vendosur të largohet dhe kjo është arsyeja se pse lacialët kanë hyrë në treg për një futbollist.

Sipas kësaj gazete, Mauricio Sarri i ka kërkuar klubit që të bëjë një sforco për të afruar nga Çelsi spanjollin Kepa, i cili hyri në librat e rekordeve si transferimi më i shtrenjtë për këtë rol kur u ble nga londinezët.

Nëse nuk arrihet një akord për transferimin e tij, sigurisht me shifra shumë më të ulëta, atëherë do të shihen alternativa të tjera si Neto apo Diego Kosta.