Xavi Hernandez takohet me presidentin Joan Laporta për merkaton.
Edhe pse situata ekonomike e klubit nuk është aspak e mirë, trajneri i ka kërkuar një sforco presidentin për merkaton e dimrit pasi për të arritur objektivat në këtë sezon, Barcelona ka nevojë urgjente për përforcime.
Në vigjilie të sfidës ndaj Osasunas, trajneri i Barcelonës ka zbuluar disa gjëra nga biseda që ka pasur me presidentin Laporta.
“Kemi shumë besim. Ka qenë një mbledhje productive. Kam qenë i qartë në atë që dua, dhe në atë që kam nevojë. Duhet të gjejmë zgjidhje për të përmirësuar skuadrën.
I di problemet financiare që kemi, por me ato mundësi që do të na krijohen do të përpiqemi të përforcojmë skuadrën”, deklaroi Xavi.





