Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Burime të medias bëjnë të ditur se të arrestuarit janë Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik edhe Malsor Mehmetaj, nga Gllogjani.

Motivet e kësaj vrasjeje dyshohet se është hakmarrje për vetëvrasjen e vajzës dhe motrës së tyre 20 vjeçare, Heroina Mehmetaj, e cila i dha fund jetës së saj vitin e kaluar.

Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit.

Pasi ajo i dha fund jetës, vëllai i saj, që sot u arrestua, Malsor Mehmetaj kishte bërë tatu emrin e motrës “Heroina”.

Malsori bashkë me vëllain Kreshnikun, e babain Halilin dyshohet se u hakmorën ndaj shoferit të autobusit Gani Gjokaj, të cilin dyshohet se e vranë pasi e fajësonin për vetëvrasjen e vajzës, përkatësisht motrës së tyre, Heroinës.