Askujt nuk u kishin treguar në jetë. Megjithatë, pak para se të iknin nga kjo botë, ata nuk u larguan të penduar me mëkate.
Një infermiere e njohur në TikTok me nofkën Nurse JJ, ka zbuluar në profilin e saj një sërë sekretesh te errëta që ia kanë treguar pacientët pak momente para vdekjes.
Ajo punon në njësinë e kujdesit intensiv në një spital në SHBA, dhe thotë se njerëzit pak para vdekjes i kanë zbuluar sekrete rrëqethëse siç janë vrasjet, rrëmbimet dhe bërja e jetës së dyfishtë.
Ajo është bërë virale për faktin se ka zbuluar disa prej rrëfimeve më rrëqethëse të pacientëve pak para vdekjes.
Madje ka pranuar se do të dëshironte që disa njerëz t’i marrin me vete në varr sekretet e tyre, e jo t’ia tregojnë asaj dhe të “jetojë me to”.
Një pacient i ka thënë se beson që daja i tij ka qenë i përfshirë në rastin e zhdukjes së një personi.
“Kjo vajzë u zhduk 30 vite më parë dhe mendoj se daja im e ka rrëmbyer”, citoi ajo tashmë të ndjerin (njërin prej pacientëve të saj).
Një tjetër i ka pranuar se kishte vrarë një familjar gjatë grindjes rreth hapësirës se ku do të vendosej muri, por e vërteta kurrë nuk është zbuluar.





