Deputetja Flutura Açka ka reaguar pak pas denoncimit të ish-kryeministrit, Sali Berisha, që brenda zyrës së FRPD-së janë futur banda të armatosura që kanë kërcënuar të rinjtë e FRPD-së.

Deputetja Açka, në një reagim në Facebook, shkruan se “armët tona të vetme janë fjalët dhe zemrat e demokratëve”.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë ditën e sotme, duke u shprehur se të rinjtë e FRPD-së janë kërcënuar me armë brenda zyrave nga bandat e Edi Ramës.

“Belindi thotë që janë të armatosur, kanë nxjerrë armën te dera, është banditizëm ekstrem,. çka dëshmon që rithemelimi i PD-së është një thikë për bandat e qeverisë, që kanë hyrë dhe në zyrat e PD-së. Kjo është e paimagjinueshme, kjo nuk është çështje përplasje, kjo është…Duhet të na bjenë këmbët në protesta të fuqishme ndaj narkoshtetit, Belind ku janë ata?”, denoncoi Berisha.

I të njëjtit qëndrim ishte dhe deputeti Belind Këlliçi, i cili tha se të rinjtë e forumit rinor janë kërcënuar me armë. Vetë Këlliçi tha se ai nuk ndihej i rrezikuar, dhe se kishte bërë denoncim në polici.

“Janë prekur sende personale, hard disku im personal, janë kujtime familjare. Është vetëm një kopje personale. Janë prekur dokumenta të shkollës personale,. Nuk kisha menduar kurrë që do më vidhet zyra. S’ma ka marrë mendja që e bën Lulzim Basha këtë. Të të vijë zor. Të vijë turp. E ke çuar PD-në në pikën e fundit. Nuk i ke bërë Belind Këlliçit asgjë. Të të vijë zor. Megjithaë do pres këtu. Kemi 35 minuta që presim këtu. I kemi të rinjtë këtu, le të flasin vetë. Ne shkuam të bëjmë mbledhje, kjo është pronë e demokratëve. Më vjen keq që duhet të shohim këto skena. 6 ditë na ndajnë nga ky drejtim i tmerrshëm që i është ëbrë PD-së këto vite. I bëj thirrje të rinjve të FRPD-së të vetëpërmbahen. Ne do i shkojmë deri në fund. Nëse kujtojnë se do trembin të rinjtë e kanë shumë”, tha Këlliçi.