Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka.
Kryemadhi shkruan se pas tij ka edhe shumë të tjerë, majtas e djathtas, ndërsa ka bërë publike edhe disa dokumente.
“Ka akoma dhe shumë të tjerë, majtas e djathtas. Janë të gjithë në provë, përballë provave të pa kontestueshme!”-shkruan Kryemadhi.
Kujtojmë se ishte LSI-ja ajo që e dërgoi në SPAK ish-ministrin për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë në tendera”.





