Kryetarja e bashkisë Durrës, Emirjana Sako ishte sot pjesë e një takimi të zhvilluar me përfaqësues të Bankës Botërore, Ramon Munoz-Raskin përfaqëues i IBRD, Emiljano Zhuleku koordinatori i BB për Shqipërinë, Mark Finer ekspert i BB dhe Artan Guxho ekspert i transportit publik.

Në një postim në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, Sako ndan me qytetarët çështjet e trajtuara në këtë takim, ku fokus kanë qenë “mundësitë e bashkëpunimit në fushën e lëvizshmërisë së qëndrueshme.

Postimi i plotë:

👉 Në një takim me përfaqësues të Bankës Botërore (IBRD dhe IFC) Ramon Munoz-Raskin përfaqëues i IBRD, Emiljano Zhuleku koordinatori i BB për Shqipërinë, Mark Finer ekspert i BB dhe Artan Guxho ekspert i transportit publik.

📌 Diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e lëvizshmërisë së qëndrueshme. U ndalëm në evidentimin e nevojave të qytetit të Durrësit për të adresuar më mirë lëvizshmërinë e qëndrueshme: modernizimin e transportit publik, ndërtimin e të tjera korsive të biçikletave, hapësira të reja të parkimit për biçikleta.

Diskutuam edhe mbi mundësitë e mbështetjes teknike dhe financimit të projekteve konkrete mbi lëvizshmërinë e qëndrueshme.

Bashkëbiseduam edhe për projektet e ardhshme të Bashkisë së Durrësit për ndërtimin dhe rikualifikimin e rrugëve përshfirë përmirësimin e transportit publik dhe pistave të 🚴‍♂️ biçikletave.