Modelja bukuroshe, Angela Martini është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me të gjithë foto nga përditshmëria e saj.

Së fundmi ajo ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram ku u ka dhënë mundësinë që t’i tregojnë asaj sekretet e tyre.

“Më tregoni një sekret”, kishte shkruar ajo, teksa një prej fansave shqiptarë kishte ndarë me të faktin se është homoseksual.

“Jam homoseksual, je njeriu i parë që po të tregoj, ndjenjë e çuditshme por e parealizueshme në Shqipëri”– i ka shkruar fansi Angelës.

Ndërkohë që me një përgjigje motivuese, modelja ia ka kthyer: “Nuk ka asgjë të keqe të jesh homoseksual. Është diçka e bukur, dashuria është dashuri e duhet të jesh krenar.”