Kreu i PD-së Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët ka folur për luftën ndaj korrupsionit, pas rastit të djeshëm, ku ra në prangat e policisë ish-ministri i mjedisit Lefter Koka.

Basha pranoi se edhe qeverisja e dikurshme e PD-së ka patur korrupsion.

Ai u shpreh se do ta luftojë këtë çështje për të ecur përpara për tu shkëputur nga e kaluara  dhe për të zgjedhur të ardhmen.

“E di që shpesh kjo retorikë  mund të duket bajate, sepse edhe ish-qeverisja e PD ka patur pjesën e saj në këtë plagë të madhe për gjithë shoqërinë!!! Por ne jemi të vendosur të ecim përpara, të shkëputemi nga e kaluara jonë e keqe, dhe te zgjedhim të ardhmen që vetëm ne mund ta sjellim për shqiptarët!”, tha Basha.