Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi pak ditë më parë se në Partinë Demokratike më 18 dhjetor do të mbahet referendumi për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha.

Ndërkohë, dega e Partisë Demokratike në Durrës, teksa fton anëtarët e saj për të marrë pjesë në referendum, bën me dije se qendra e votimit do të jetë në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” dhe se do të jetë e hapur nga ora 08:00 deri në orën 17:00.

Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike, Dega Durrës, më 18 dhjetor 2021 shpreheni vullnetin tuaj për herë të parë në një referendum të anëtarësisë. Qendrat e votimit do të jenë të hapura tek Pallati i Kulturës nga ora 8:00 – 17:00.“, shkruan dega e PD Durrës në një postim në “Facebook”.