Kryedemokrati Lulzim Basha në konferencën e sotme për shtyp, tha se Partia Demokratike e mbështet zyrtarisht SPAK-un në hetimin dhe çuarjen para drejtësisë të të korruptuarve.

Basha tha se PD-ja do të kërkojë edhe datën kur do arrestohet kryeministri Rama.

“Para se t’u them kur do të vendosni Edi Ramën para hekurave, dua t’u them se jemi në mbështetjen tuaj.

Vazhdoni përpara me maksimumin e guximit, për t’i shërbyer shumicës, pa u intimiduar nga pakica, prandaj keni mbrojtje dhe kushte të veçanta. Keni mbështetjen zyrtarisht të Partisë Demokratike. Vazhdoni hetimin”, u shpreh Basha.