Në rrjetën e anijes “Delsi” ka rënë një specie e rrallë ujore, i njohur si peshkaqeni dem.
Sipas peshkatarëve, peshkaqeni është kapur në gjirin e Durrësit.
Peshkaqeni i kapur është rreth 3 metra dhe peshon 300 kg.
Në pamjet filmike duken edhe momentet kur peshkaqeni përpëlitet brenda në anijen e peshkimit, ndërsa peshkatarët largohen prej tij të frikësuar.