Një ditë e keqe për Kostas Manolasin. Mbrojtësi i Napolit, raporton “Corriere del Mezzogiorno” në edicionin e tij online, është ndalur nga Guardia di Finanza në aeroportin Kapodikikon, teksa po nisej për në Greqi, si pjesë e një udhëtimi në dakordësi me klubin.Manolas, i ndaluar me gjasë pas një denoncimi, është kapur me një shumë të madhe parash, duke tejkaluar kufijtë e lejuar dhe do të gjobitet. Për të kuptuar arsyet e udhëtimit – gazeta hipotetizon kontrollet mjekësore – duke pasur parasysh urgjencën e mbrojtjes (Kulibali i dëmtuar) me të cilën duhet të përballet Spaleti edhe në ndeshjen e ardhshme të kampionatit kundër Milanit.
Fillimisht, agjentët kanë dashur ta shoqërojnë në komisariat grekun, por duke parë rrezikshmërinë e tij të ulët kanë vendosur ta lënë të lirë duke u mjaftuar me një gjobë. Nga ana e Napolit nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me çështjen për të cilën mbase do të mësojmë më tepër në konferencën për shtyp që Luçiano Spaleti do të mbajë të shtunën në kuadër të përballjes së “San Siro”-s.Sa i përket Manolas, ai raportohet i dëmtuar prej disa javësh dhe po lufton me kohën për të qenë të paktën në stol ndaj kuqezinjve.Në atë ndeshje, përveç grekut, janë të sigurta mungesat e kapitenit Kulibali, mesfushorit Anguisa dhe bomberit Osimhen, i cili po riaftësohet pas thyerjes së mollëzës së faqes në sfidën e kampionatit me Interin.





