Deputeti për qarkun e Durrësit, Edi Paloka ka publikuar një mesazh, që një drejtues i një grupseksioni nga qyteti bregdetar i ka dërguar.

Duke iu referuar zëvendësimit masiv të delegatëve, me qëllim largimin e mbështetësve të Berishës, kryetari i grupseksionit i shkruan në “Whatsapp” Palokës se, sipas tij, është “zëvendësuar me berberin e lagjes”.

Lidhur me këtë, Paloka ka denoncuar se, po futen në lista si delegatë edhe mbështetës të Ramës, me qëllimin e vetëm për të plotësuar kuorumin për Kuvendin, që do të mbahet të shtunën.

Kujtojmë se në të njëjtën ditë, “PD-ja e Sali Berishës” planifikon që të mbajë referendumin për shkarkimin e Bashës, me anëtarësinë e PD-së në të gjithë vendin.

Postimi i plotë i deputetit Edi Paloka:

Kush tha qe i kane mbyllur dyert e selive…?! Dyert jane te hapura, po me sa duket jo per te zgjedhurit e demokrateve.
Sapo me erdhi nje mesazh prej nje drejtuesi grupseksioni nga zona ime ne Durres, firmetar dhe delegat ne Kuvendin e 11 dhjetorit.
Ne fakt informacionet e tjera jane edhe me zi se kaq…se po bejne “delegate” per te mbushur sallen jo vetem ata qe jane me Bashen , pa asnje funksion ne PD, po dhe ata qe jane me Ramen…