Rreth 800 anëtarë të PD Shijak janë ftuar nesër të shprehin me votë vullnetin e tyre për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha.
Qendra e votimit do të jetë në shtabin qendror të PD-së, tek “4 rrugët e Shijakut”.
Një javë më parë, pas Kuvendit të datës 11 dhjetor, Basha shkarkoi nga detyra kryetarin e degës Rezeart Tusha, i cili ishte i pranishëm në kuvendin e thirrur nga lideri historik Sali Berisha.
Në një komunikim me “DurrësLajm”, Tusha bëri të ditur se ka pasur një interesim të madh nga anëtarësia për t’iu bashkuar referendumit të së shtunës. Pavarësisht se i ka ardhur shkresa e shkarkimit nga Basha, Tusha deklaron se vijon të jetë në krye të demokratëve shijakas.
Sipas Tushës, vetëm 4-5 delegatë të Shijakut pritet të marrin pjesë nesër në Kuvendin që do të zhvillojë Basha në Pallatin e Koncerteve në Tiranë, nga 59 delegatë që ka gjithsej kjo degë.