Brenda një jave kanë humbur jetën 22 persona në Turqi dhe shkak është bërë helmimi me alkool fals.
Sipas mediave të huaja bëhet me dije se 16 persona të tjerë janë shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në mesin e të vdekurve ishin 11 shtetas të huaj dhe pesë janë shtruar në spitalet e qyteteve të ndryshme. Policia ende nuk ka dhënë detaje rreth kombësisë së viktimave.
Deri më tani autoritetet kanë evidentuar 7 persona që të kenë lidhje me këtë ngjarje të rëndë dhe presin ditën e gjykimit.
Kujtojmë se autoritetet kanë nisur një operacion mbarëkombëtar për të goditur prodhimin e paligjshëm të alkoolit, duke bastisur rreth 300 vende, ku kanë sekuestruar mijëra litra alkool të falsifikuar, thuhet në raport.
Të paktën 85 të dyshuar janë shpallur në kërkim dhe priten të merren në pyetje nga prokurorët special të Turqisë.





