Një video është bërë virale në rrjetet sociale, ku shihet një burrë që ka gjetur një mënyrë të veçantë për të protestuar kundër masave antiCOVID.

Ai zgjodhi të vishte një palë të brendshme për të hipur në avion, po menjëherë i është kërkuar nga stafi që të zbresë.

Adam Jenne këmbënguli që të brendshmet e kuqe të mbrojnë nga COVID-19, por në fund hoqi dorë dhe zbriti nga avioni.

Videoja është bërë virale dhe ka shkaktuar të qeshura te të gjithë, por sigurisht që situata është trajtuar me seriozitet nga stafi i avionit.